Gjysmëvëllai i mbretit të Jordanisë, Abdullah, Hamzah bin Hussein, hoqi dorë nga titulli i princit sot, një vit pasi u vendos në arrest shtëpiak pas konfliktit me mbretin.
Ai ka publikuar një letër në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, në të cilën ka thënë se ka hequr dorë nga titulli sepse vlerat e tij “nuk janë në përputhje me qasjet, tendencat dhe metodat moderne” të institucioneve jordaneze, shkruan AP, transmeton FolDrejt.
Ai u akuzua vitin e kaluar për përfshirje në një komplot për destabilizimin e mbretërisë dhe në prill 2021 u vendos në arrest shtëpiak.