Glauk Konjufca, vlerëson se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të kurorëzohet në vitin 2028, teksa thotë se Qeveria e Kosovës do të përpiqet që këtë vit të bëjë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Qeveria e Kosovës mesa di unë tashmë i ka bërë të ditur hapat e vet, për shembull këtë vit ka premtuar që do të përpiqet që ta bëjë aplikimin për Bashkimin Evropian, kurse sa i përket NATO-s ne jemi në një program për të cilin e di gjithkush se i ka fazat e veta dhe është i strukturuar përmes fazave ndryshme. Ka qenë një plan 10 vjeçar i shpjeguar dhe në të cilin ne kemi hyrë në vitin 2018 dhe i njëjti pritet që të kurorëzohet në vitin 2028”, transmeton Fol Drejt.
“Sa i përket Bashkimit Evropian çështja e aplikimit me siguri që mund të ndodhë, por, ajo në të cilën ne po bëjmë thirrje është që të na ndihmojnë të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian pas situatës së krijuar që të konceptohet Ballkani Perëndimor edhe si çështje e sigurisë dhe jo më si çështje e disa kritereve të ndërlikuara që kurrë nuk po ju vije fundi”, tha Konjufca./FolDrejt/