Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Glauk Konjufca, pati një replikë me deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës – Ganimete Musliun, e cila e akuzoi se, po përdor standarde të dyfishta me deputetët, shkruan Fol Drejt.
“Unë dua trajtim të barabartë” – tha ndër të tjera Musliu, duke thënë se pajisjet e saj, nuk janë duke funksionuar, duke hedhur dyshime se ato po kontrollohen nga kryetari Konjufca.
Ky i fundit i befasuar me akuzat, i tha me shaka:
“Për besë, unë gjithë emrin ta kom përmen!”
Por Musliu protestoi, duke mos dashur ta merrte fjalën në shenjë proteste.
Seanca sot u karakterizua me fjalime të zjarrta, me akuza e fjalë të rënda që u hodhën ndërmjet opozitës dhe pozitës. Çështja e krijimit të një komisioni hetues për rezervat shtetërore, ka nxitur debate të ashpra e me plot tensione./FolDrejt/