Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka folur rreth raporteve në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë Edi Rama.
Sipas Konjufcës raportet në mes të dy vendeve diktohen nga ndjekja e interesave nacionale.
“Për mos me dashtë Republika e Shqipërisë me lanë Albin Kurtin me votu nuk është dashtë me ja dhanë pasaportën. Është e drejtë elementare”, thotë Konjufca.
“Unë nuk mendoj se ka qenë fare problem kjo për Republikën e Shqipërisë dhe nuk mendoj që relacionet tona janë të tilla për atë punë. Unë mendoj se shumë më shumë relacionet tona i dikton rruga të cilën ne e ndjekim në interesat madhore nacionale. Ajo e dikton pastaj edhe raportin tonë por jo sepse Vetëvendosja e ka një degë në Shqipëri, jo pse Albin Kurti e ka pasaportën e Shqipërisë dhe sikur ai sikur plotë deputetë të Kosovës kanë qenë dhe kanë votuar atje. Ma merr mendja se kjo aspak s’bën problem për Republikën e Shqipërisë”, thotë Konjufca.
“Problem është kur ti del në konferencë për shtyp dhe kryeministrat janë në drejtime të kundërta sa i përket një projekti të madh rajonal. Atëherë dmth është problem’, shtoi Konjufca.