Gjashtë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Gllogoc.
Të njëjtit janë arrestuar për arsye se ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet dy grupeve ku janë përdorur mjete të forta, thika si dhe një sëpatë.
Pesë nga personat e përfshirë kanë pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.