Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme, në Suharekë.
Rasti u raportua në mbrëmje, rreth orës 18:40, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia ka goditur katër këmbësor tre meshkuj dhe një femër të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore”, njofton policia.
Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/