Një person ka përfunduar i prangosur në Prishtinë.
Rasti raportohet të ketë ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 18:50, transmeton Fol Drejt.
I dyshuari është arrestuar pasi në gjendje të dehur ka vozitur veturën dhe ka goditur këmbësoren e cila ka përfunduar me lëndime trupore.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/