Një person ka përfunduar pa shenja jete në Arllat të Drenasit.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 18:35, përcjell Fol Drejt.
“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti deri më tani të panjohur, pasi që ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe këmbësorit, viktimës mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësor i cili është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK ku më pas ka ndërruar jetë”, njofton policia në raportin 24 orësh.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet./FolDrejt/