Një person ka vdekur dje në fshatin Dobërqan si pasojë e një aksidenti me veturë.
“I dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke drejtuar veturën, dyshohet se ka shkaktuar vetë aksident, duke goditur një shtyllë betoni të rrjetit elektrik.
Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar pasagjeri mashkull kosovar vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa lëndime kanë pësuar i dyshuari – drejtuesi i veturës dhe një pasagjer tjetër. Pasagjeri i lënduar pas tretmanit mjekësor është liruar kurse i dyshuari që ka shkaktuar aksidentin është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë/FolDrejt/