Mbrëmë godina e Qeverisë së Kosovës u ndriçua me flamurin e Ukrainës, në shenjë solidarizimi me këtë të fundit, pas depërtimit të trupave ruse në territorin e saj.
Me këtë rast, nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka pasuar një reagim.
Lidhur me këtë veprim të Qeverisë, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se:
“SHBA-të dhe Kosova qëndrojnë së bashku me Ukrainën”, transmeton Fol Drejt.
The United States and Kosovo stand #UnitedWithUkraine. https://t.co/1hLlUkn4nm
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 23, 2022