Një person nga pakujdesia ka goditur 4 këmbësore në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 18:00, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Fol Drejt.
Të lënduarat nga të cilat 3 kosovare dhe një shtetase e huaj janë trajtuar në QKUK, tri nga to janë larguar nga spitali, ndërsa njëra nga to po vazhdon të trajtohet.
Rasti ka vazhduar me procedurë të rregullt./FolDrejt/