Mbretëria e Bashkuar i është bashkuar Bashkimit Europian në sanksionet e reja ekonomike kundër Rusisë duke goditur me taksa të rënda importi dhe duke ndaluar eksportin e mallrave të luksit të nivelit të lartë në vend.
Një listë fillestare e mallrave me vlerë 900 milion £ ku përfshihet edhe vodka ruse do të përballet me një taksë shtesë për importin me vlerë prej 35% mbi tarifat ekzistuese.
Ndalimi i eksportit pritet të ndikojë edhe në automjetet luksoze, veprat e artit dhe modën.
Kancelari i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak thotë se taksat e reja mbi importet ruse do të izolojnë më tej ekonominë ruse nga tregtia globale për t’u siguruar që ajo të mos përfitojë nga sistemi ndërkombëtar i bazuar në rregulla që ajo nuk i respekton./FolDrejt/