Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, në Prishtinë.
Rasti është raportuar rreth orës 17:05, transmeton Fol Drejt.
I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksident trafiku, duke goditur viktimën mashkull kosovar-këmbësor.
Si pasojë, lëndime ka pësuar viktima i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore janë duke u marrë me rastin.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.
Rasti gjendet në procedurë hetimore./FolDrejt/