Në Suharekë ka ndodhur një aksident, në pasditen e djeshme.
Rasti është raportuar në polici, ku këta të fundit edhe dolën në vendin e ngjarjes, transmeton Fol Drejt.
“I dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke drejtuar veturën, në vendkalim për këmbësor godet viktimën femër kosovare, me ç ‘rast i shkakton lëndime trupore. Viktima dërgohet në Emergjencën e Suharekës dhe pas pranim te tretmanit mjekësor lirohet”, shprehet policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/