Një rast i aksidentit të trafikut me lëndime është raportuar në Prishtinë.
Rasti u raportua në orën 13:11, gjatë ditës së djeshme, përcjell Fol Drejt.
“I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka goditur këmbësoren viktimë femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore dhe dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, njofton policia në raportin 24 orësh.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./FolDrejt/