20 të rinj janë përplasur fizikisht mes tyre, ndërsa ishin duke festuar në një bordello në Gjermani.
Mediat gjermane shkruajnë se nga përplasja fizike një 25-vjeçar me origjinë shqiptare është në luftë për jetën, pasi është plagosur me thikë në shpinë, ndërsa ka marrë plagë të rënda edhe në kokë.
Ka qenë disa dëshmitarët të ndodhur në vendin e ngjarjes që kanë lajmëruar policinë.
Në momentin e mbërritjes së policisë, të rinjtë janë larguar për t’i shpëtuar arrestimeve.