Një person është sulmuar me thikë nga një tjetër në Fushë Kosovë.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 13:08, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje që kishte me viktimën mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me thikë. Viktima është dërguar në trajtim mjekësorë në QKUK. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoi policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/