Ndeshja Milan-Newcastle i vlefshëm për ndeshjen e parë në fazën e grupeve në Champions, pritet të jetë e veçantë për Italinë.
Por një incident ka ndodhur gjatë mesnatës, ku një tifoz i Newcastles është plagosur nga një grup prej 7-8 personash, përcjell Fol Drejt.
58-vjeçari ka marrë një goditje me thikë në shpinë dhe dy në krahë.
Më pas ai është dërguar në spitali ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton ngjarjen, por ende nuk dihet arsyeja pse tifozi anglez është sulmuar./FolDrejt/