Një rast i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prizren.
Gjatë mesditës ka ndodhur në rast i rëndë i aksidentit në trafik, ku një vajzë ka përfunduar me lëndime të rënda trupore pasi është goditur me veturë nga një person.
“Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshirë një veturë me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe këmbësoren, viktimën femër kosovare. Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur nga pakujdesia me ç’rast goditet viktime e cila ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit ku edhe vazhdon trajtimin.”, shkruan Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.