Një person është goditur nga dy vetura dhe ka humbur jetën.
Rasti është raportuar rreth orës 17:00, gjatë ditës së djeshme, në Mazgit të Obiliqit, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24-orësh më gjerësisht theksohet:
“Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar këmbësorë pasi i njëjti është goditur (dyshohet) nga dy vetura në lëvizje me drejtues të dyshuarit meshkuj kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësore. Me vendim te prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.”/FolDrejt/