Një tërmet me magnitudë 7.1 ballë të shkallës Rihter goditi sot zonën e Ishujve Kermadec në Paqësorin Jugor, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së USGS.
Ishujt e pabanuar Kermadec i përkasin Zelandës së Re. Është vlerësuar se tërmeti ka qenë në një thellësi prej 10 kilometrash, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.