Një tërmet i fortë me magnitudë 6.3 goditi Filipinet sot, njoftoi Instituti Sizmologjik Mesdhetar Evropian (EMSC).
Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash, 209 kilometra në verilindje të qytetit të Legazpit, i cili ka një popullsi prej rreth 180 mijë banorë.
Për momentin nuk ka informacione për dëme të mundshme materiale apo të lënduar, transmeton Fol Drejt.