Një grua ka përfunduar e vdekur në Prizren.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 18:55, përcjell Fol Drejt.
“I dyshuari mashkull kosovar, gjersa ka qenë duke drejtuar veturën, nga pakujdesia ka goditë viktimën femër kosovare (këmbësore). Viktima ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar”, njofton policia në raportin 24 orësh.
Me vendim të prokurorit i dyshuari u arrestua dhe u dërgua në mbajtje ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore./FolDrejt/