Një i ri në Orikum ka përplasur me automjet një fëmijë pasditen e së premtes.
Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në rrugën e plazhit. 27-vjeçari me iniciale A. M., e goditi fëmijën me automjetin e tij tip “Fiat”. 8-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve kurse drejtuesi i mjetit po merr po ashtu ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Orikum.
Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit. /abcnews.al/