Një këmbësor është goditur nga vetura në Drenas.
Ai ka vdekur pasi nuk ka arritur t’i shpëtojë lëndimeve të marra pas goditjeve të marra, përcjell Fol Drejt.
Rasti u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.
“Rreth orës 10:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Xhevat Dogani”-Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.
Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësja e automjetit të përfshirë në aksident është arrestuar”, thuhet në njoftimin e policisë./FolDrejt/