Gjatë mëngjesit të ditës së djeshme ka ndodhur një rast tragjik në Prishtinë.
Një i mitur ka përfunduar i vdekur, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh të policisë, është theksuar se viktima është goditur nga i dyshuari i cili ishte i mitur po ashtu.
“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 01.03.2022 – 07:34. Është raportuar se viktima mashkull kosovar (i mitur), është dërguar në QKMF për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti dyshohet se është sulmuar me thikë nga persona të panjohur. Nga ekipi mjekësor është konfirmuar se viktima është pa shenja jete. I dyshuari mashkull kosovar (i mitur), është vetë dorëzuar dhe nga ai është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, shprehet policia./FolDrejt/