Një person ka humbur jetën pas plagëve të marra nga një goditje me traktor, ndërkohë që është arrestuar shoferi.
Rasti ka ndodhur në Viti, rreth orës 20:12 të mbrëmjes së djeshmë, transmeton Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që nga pa kujdesia dyshohet se me traktor ka goditur viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime dhe pasi është dërguar për tretman ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.” – thuhet në raportin 24-orësh./FolDrejt/