Një person ka humbur jetën pas përfshirjes në një aksident trafiku, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur sot, rreth orës 08:35, në rrugën “Agim Ramadani-Katana”.
Siç njofton policia, një automjet me targa vendore, derisa kishte qenë në lëvizje për shkaqe të panjohura kishte goditur dy vetura të cilat kishin qenë të parkuara në këtë rrugë.
Meqenëse drejtuesi i automjetit në lëvizje pëson lëndime trupore, me urgjencë dërgohet në emergjencën e spitalit Rajonal në Mitrovicë dhe si pasojë e lëndimeve pas pak kohe drejtuesi i automjetit të aksidentuar, i moshës 60 vjeçar, ndërron jetë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.