Një person është arrestuar pas dyshimeve se i njëjti ka sulmuar fizikisht një person tjetër.
Rasti ka ndodhur në Viti, rreth orës 08:30, të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Siç raportohet në raportin 24-orësh, i dyshuari e ka goditur viktimën me boks hekuri.
Tutje thuhet se viktima ka pësuar lëndime dhe ka marrë trajtim mjekësor, ndërkaq me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/