Një person ka përfunduar në pranga të policisë pasi që i njëjti kishte sulmuar zyrtarët policorë, duke i gjuajtur me çelësa të veturës.
Rasti ka ndodhur në Prizren, mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:30, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, bëhet e ditur se fillimisht i dyshuari ishtë ndaluar nga policia dhe ishte gjobitur për kundërvajtje.
Më pas i njëjti, në shenjë pakënaqësie, ka ofenduar zyrtarët policorë e me pas edhe i ka sulmuar duke i gjuajtur me çelësa te veturës.
I dyshuari ka goditur njërin nga zyrtarët policorë me çelësa, si rrjedhojë ai është arrestuar dhe është dërguar në Stacionin policor të Prizrenit.
Në lidhje me rastin është informuar njësiti i hetimeve të cilët në konsultim me prokurorin kujdestar dhe me urdhër të tij kanë niciohet rastin “Sulm ndaj personit zyrtar” .
Ndaj të dyshuarit është lëshuar aktvendim për ndalim policor për 48 orë.
Më tej bëhet e ditur se rasti është nën hetime./FolDrejt/