Një person ka përfunduar në pranga nën dyshimet se i njëjti ka goditur një person me thikë.
Rasti ka ndodhur në Gjilan, mbrëmë, rreth orës 22:05, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, i dyshuari mashkull e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke e goditur me një armë të ftohtë (thikë) me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./FolDrejt/