Inspektorati policor, ka bërë të ditur se ka suspenduar një polic nga puna, për shkak se dyshohet se goditi aksidentalisht me veturë një këmbësore, jashtë detyrës zyrtare me veturë private.
Aksidenti është raportuar të hënën, në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, ndërsa viktima ishte duke e kaluar rrugën kur u godit.
Pas kësaj, vozitësi e ka dërguar të lënduarën për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Obliq, ku më pas ajo u dërgua në QKUK Prishtinë.
“Pas veprimeve hetimore, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Rrezikimi i Trafikut Publik’ nga IPK është arrestuar i dyshuari (zyrtari policor) ndaj të cilit prokurori ka lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë. Si pjesë e procedurës administrative hetimore zyrtari policor është suspenduar nga puna”.
“Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente”, thuhet në kumtesë.