Rasti ka ndodhur në Viti. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, personi i cili ishte duke e drejtuar veturën është treguar i pakujdesshëm dhe si rrjedhojë, edhe është shkaktuar aksidenti, shkruan Fol Drejt.
Rasti sipas policisë ka ndodhur në fshatin Trestenik të Vitisë.
“30.06.2023 – 22:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën e tij, ka goditur një motoçikletë të cilën ka qenë duke e drejtuar viktima mashkull kosovar, i cili ka pësuar lëndime trupore” – thuhet në raport.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili e ka cilësuar rastin dhe i dyshuari me vendim është dërguar në mbajtje për 48 orë./FolDrjet/