Një burrë që futi furgonin e tij në një grup këmbësorë në provincën kanadeze të Quebec, duke vrarë dy të moshuar dhe duke plagosur nëntë të tjerë, e bëri këtë me qëllim, tha sot policia, sipas Reuters.
Pas përplasjes në Amqui, rreth 650 kilometra larg Montrealit, u arrestua një 38-vjeçar.
“Hetimi tregoi se ky ishte një veprim i qëllimshëm dhe se njerëzit ishin shënjestruar rastësisht,” tha zëdhënësi i policisë provinciale Claude Doaron./FolDrejt/