Tri komponente detërminuese për të mbajtur botën nën kontroll ishin dhe mbetën ; ushqimi, energjia dhe paraja.
Shkruan: Korab Blakaj
Gjeniu vizionar dhe largpamës Henry Kissinger qysh në vitin 1970 përveç energjisë e identifikoi ushqimin si një nga tre mekanizmat kryesorë që mund të përdoret për të imponuar kontroll dhe siguruar mbarëvajtje rendit ekzistues botëror.
„Kush kontrollon furnizimin me ushqim, kontrollon njerëzit; kush kontrollon energjinë mund të kontrollojë kontinente të tëra; kush kontrollon paratë mund të kontrollojë botën.”
*Furnizimin global me energji dekaden e fundit po diversifikohet dhe po e humb dimenzionin imponues që kishte.
* Kontrolli i parave po del nga rregulli rigoroz i vendosur menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore!
* Kontrolli mbi burimet ushqimore në botë është shtylla e fundit dhe më e rëndësishmja për ta ruajtur rendin ekzistues dhe primatin gjeostrategjik,gjeopolitik , kulturor, social, teknologjik etj.
-Lufta në Ukrainë , eksportuesja e tretë e grurit në rang botëror , me të gjitha komponentet e saj duhet të shihet dhe definohet edhe përmes prizmës së kontrollit të resurseve ushqimore.
Goditja e Odeses me armë nga bombardues strategjik rusë , raketa të sistemit Caliber dhe atij Oniks, me një zjarr të panjohur deri me tani, ka bërë që e tërë infrastruktura e saj të kthehet në gërmadha !
Rusia, duke u balladaquar me moralin e rënë në fushëbetejë ,“ me mungesën e armëve moderne „, me ndihmat e mëdha të përendimit për Ukrainën, shtuar këtyre edhe braktisjen diskrete të aleatëve të saj si Turqia dhe Kina, vendosi të dalë nga Marrëveshja e Eksportit të Grurit Ukrainas, me synime tepër të qarta:
*Ajo dëshiron ta dënojë Ukrainen.
*T‘i bëjë të mendojnë vendet e Botës së Tretë mbi fuqinë e saj të kontrollit mbi hambarët e drithit.
* Të shantazhojë përëndimin për ta ndaluar ndihmen ndaj Ukrainës, dhe
* Të shkojë drejtë marrëveshjes së paqës me kushtet që ajo do t‘i diktojë!
Sido që të zhvillohen ngjarjët, Europën do ta godasë valë e re e rritjës së qmimeve e cila mund ta trondisë terë zingjirin e furnizimeve!
Shqetësuese është sidomos gjendja e Republikave shqiptare të cilat fatkeqësisht as këtë vit nuk i përmbushin as për së afermi nevojat e tyre me grurë dhe drithëra të tjera, dhe vazhdojnë të jenë të varura nga „ dashamirësia „ e eksportit serb!