Nuk raportohet për dëme materiale në ndërtesa dhe infrastrukturë, as viktima apo të lënduar, shton agjencia ruse.
Një tërmet me magnitudë 3.5 ballë të shkallës Rihter goditi vendpushimin veror rus në Detin e Zi, Soçi, njoftoi shërbimi për shtyp i Shërbimit të Emergjencave në rajonin e Krasnodarit, transmeton Fol Drejt.
Epiqendra e tërmetit ishte në lagjen Adler në atë qytet, gjashtë kilometra nga bregu, në një thellësi prej 10 kilometrash./FolDrejt/