Përpara fillimit të turneut, pjesa më e madhe e vëmendjes ishte te Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Kylian Mbappe, Harry Kane dhe Neymar për të qenë ndër liderët e garës, falë mjeshtërisë së tyre para portës.
Ndërsa Ronaldo, Kane dhe Neymar nuk do të luajnë më në Kupën e Botës, me Portugalinë, Anglinë dhe Brazilin që u rrëzuan në çerekfinale, Messi dhe Mbappe janë ende të fortë, pasi kanë udhëhequr Argjentinën dhe Francën deri në finale, duke shënuar respektivisht nga 5 gola.
Atyre i bashkohet edhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Francës, Olivier Giroud, në krye të listave të golashënuesve, i cili deri tani ka një turne ëndrrash, pasi ka shënuar katër gola. Ai nuk do të kishte pasur as një shans në 11-shen fillestare nëse nuk do të ishte për dëmtimin e parakohshëm të Karim Benzemas.
* Në rast barazimi mes dy ose më shumë lojtarëve, lojtari me më shumë asistime do të fitojë Këpucën e Artë. Nëse edhe asistimet barazohen, individi me më pak minuta të luajtura do të fitojë çmimin/FolDrejt/