Ekipi i Golden State Warriors me një fitore në serinë e ndeshjeve me rezultatin e përgjithshëm 4-1 kundër Dallas Mavericks në finalet e Konferencës Perëndimore, kanë avancuar në finalen e NBA-së për vitin 2022.
Klay Thompson ishte koshaënuesi më i mirë i ndeshjes me 32 pikë në fitoren prej 120-110 në ndeshjen e pestë.
“Vështirë është të përshkruhet me fjalë”, tha Thompson pas ndeshjes, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Po këtë kohë vitin e kaluar, sapo fillova të vrapoj përsëri dhe të ngrihem e të zbres në fushë. Tani që ndihem vetvetja, ndihem shpërthyes, ndihem i sigurt në lëvizjet e mia, jam thjesht mirënjohës”.
Kevon Looney dhe Andrew Wiggins shënuan double-double. Looney shënoi 10 pikë dhe 18 kërcime, ndërsa Wiggins 18 pikë dhe 10 kërcime.
Ylli slloven Luka Donçiç shënoi 28 pikë dhe nëntë kërcime, ndërsa Spencer Dinwiddie doli nga stoli për të shtuar 26 pikë për skuadrën humbëse.
Me këtë fitore, Golden State iu bashkua Boston Celtics, Chicago Bulls dhe Los Angeles Lakers si ekipet e vetme të NBA-së që u paraqitën në gjashtë finale në një hark kohor tetëvjeçar.
Warriors do të presin fituesin e finales së Konferencës Lindore ndërmjet Boston Celtics dhe Miami Heat.
Celtics kanë epërsi prej 3-2 në ndeshjen e gjashtë në shtëpi./FolDrejt/