Ylli shqiptar me nënshtetësi zvicerane, i cili luan për Lyon, Xherdan Shaqiri, i ka shënuar gol skuadrës së Marseille.
Shaqiri e barazoi rezultatin në 1-1, pasi në pjesën e parë Marseille ishte duke e mposhtur Lyonin me rezultat 0-1.
Lyoni arriti që ta shënojë edhe golin e fitores në minutën e 89-të, ku Shaqiri ishte asistuesi i golit të Dembeles, njofton Klankosova.tv.
Me këtë fitore, Lyon arri në kuotën e 34 pikëve ku gjendet në pozitën e shtatë, ndërsa Marseille është në kuotën e 40 pikëve dhe gjendet në pozitën e tretë.