Google ka publikuar sot detaje rreth përpjekjeve të saj të vazhdueshme për të luftuar fushatat e ndikimit nga qeveritë e huaja dhe format e tjera të ndërhyrjes së zgjedhjeve.
Si rezultat janë fshirë 39 llogari në Youtube të afërta me transmetimin e Republikës Islamike të Iranit.
Kent Walker, nënkryetari i lartë i Google i çështjeve globale tha se Google ka grumbulluar dëshmi që lidhën operatorët e 39 llogarive në YouTube – si dhe gjashtë blogje në platformën e vetë botimit Blogger. Llogaritë në YouTube krijuan vetëm pak më shumë se 13.000 shikime.