Në njoftimin në Telegram thuhet se kanali i YouTube Duma TV kishte më shumë se 145 mijë përdorues dhe se videot e atij kanali kanë gjithsej më shumë se 100 milionë shikime.
Duma shton se ishte e gatshme për atë lëvizje dhe se është aktive në platforma të tjera, transmeton Fol Drejt.
Roskomnadzor kërkon që Google të heqë kufizimet për Duma TV
Organi mbikëqyrës rus Roskomnadzor kërkoi sot që Google të heqë kufizimet në lidhje me kanalin YouTube të Dumës Shtetërore Ruse dhe të shpjegojë arsyet pse vendosi kufizime.
Roskomnadzor kërkoi që Google LLC me qendër në SHBA, pronar i shërbimit YouTube, të sigurojë menjëherë akses në kanalin YouTube “Duma TV” dhe të shpjegojë arsyen e kufizimeve, thuhet në njoftim, raporton TAS S.
Volodin : Duke bllokuar Dumën në YouTube, Shtetet e Bashkuara po shkelin liritë
“Kjo është një tjetër dëshmi se Uashingtoni po shkel të drejtat dhe liritë”, vuri në dukje ai dhe vlerësoi se Shtetet e Bashkuara duan që kompanitë amerikane të IT-së që zotërojnë mediat sociale t’i bashkohen luftës informative të administratës amerikane kundër Rusisë, raporton TASS./FolDrejt/