Kur Google bleu Waze në 2013-ën u tha se ishte çështje kohe përpara se funksionet shumë popullore të tij të integroheshin në Google Maps.
Edhe pse kanë kaluar vite nga ajo blerje, funksionet e para të Waze kanë filluar të testohen vetëm ditën e sotme.
Funksionet e testuara janë raportimi i incidenteve rrugore dhe kurthet e shpejtësisë, të cilat e kanë bërë Waze shumë të preferuar.
Sipas Android Police, dy funksionet janë në fazë testimi për Google Maps dhe nuk ka një afat se kur do të mbërrijnë për të gjithë përdoruesit.
Informacioni u zbulua në APK-në e versionit 9.79 të Google Maps.