Analisti Dukagjin Gorani e ka quajtur qeveri të mosndryshimit qeverinë Kurti II.
Tha se nga frika se mos po veprojnë keq, kjo qeveri mbushi dhe po mbush vitin pa bërë asgjë.
Gorani komentet i bëri në emisionin Pressing në T7.
“Ka qenë qeveri e mosndryshimit. Situata në vend e ka pasur njëfarë përshtypje të ndryshimit mirëpo në realitet vetëm është mirëmbajt një gjendje edhe tash nëse e shikon një vit më vonë, mendoj se qeveria edhe partia që udhëheq sot duhet me pranuar se fitoren zgjedhore e ka pasur qëllim, jo qeverisjen”, ka thënë Gorani.
“Mënyra se si sillen ndaj fitores, e sheh që botëkuptimi i partisë në pushtet është që fitorja zgjedhore ka qenë ajo triumfi edhe qëllimi kryesor, dorën në zemër po del se ka qenë edhe qëllimi i fundëm, pra me rëndësi ka qenë më i fituar zgjedhjet”, ka shtuar ai.