Kopshti Zoologjik në Cikago i ndalon vizitorët e tij që të kenë telefona celularë pranë gorillës Amare, pasi sipas kujdestarëve kafsha është bërë e varur nga këto aparatura dhe një gjë e tillë e ndalon të zhvillohet dhe të jetojë normalisht.
Nuk do të ketë më as telefona celularë, as fotografi as video: gorilla është bërë shumë e varur nga celularët. Rojet e kopshtit zoologjik të Linkoln Park në Çikago janë detyruar të marrin masa për të menaxhuar vizitat për Amare, një grillë që kohët e fundit shfaqej shumë e interesuar ndaj teknologjisë. Aq sa kohët e fundit u sulmua nga një gorillë tjetër, pasi ishte shumë e impenjuar duke parë një celular. Në këtë mënyrë kujdestarët e saj kanë krijuar një zonë sigurie për të mbajtur larg celularët e vizitorëve.
Gorilla hutohej shumë nga vizitorët që i afroheshin me celularë për ta fotografuar dhe i tregonin video. Tashëm vizitorët mund ta shohin vetëm nga larg. Kujdestarët e kopshtit zoologjik shpjeguan se ky pasion jo normal i gorillës i ndalonin të jetonte normalisht dhe të rritej e të zhvillohej në mënyrë të ekuilibruar.