Ish-lojtari i Bayern Munich, Mario Gotze pritet të rikthehet në Bundesligë për të vazhduar karrierën e tij futbollistike.
Sipas “Sport1” Gotze ka arritur marrëveshjen me kampionët e Europa League. Edhe pse 30-vjeçari ka kontratë aktuale me PSV-në deri në vitin 2024, lojtari ka një klauzolë largimi prej 4 milionë eurosh, shumë kjo që nuk e pengon aspak Eintracht Frankfurt të sigurojë shërbimet e lojtarit.
“Sport1” gjithashtu ka raportuar se tani pritet vetëm edhe miratimi nga krerët e klubit të Eintracht Frankfurtit.
Bordi i këtij klubi do të mblidhet sot dhe pritet që t’i jepet drita e gjelbër nënshkrimit me ish-mesfushorin e Borussia Dortmundit e Bayern Munich. /abcnews.al/