Policia në Tiranë ka vënë në pranga dy persona që vidhnin qytetarët në stacionet e autobusëve në kryeqytet.
Bëhet e ditur se në pranga janë vënë A. S., 45 vjeç, banues në Berat, i dënuar më parë për vjedhje si dhe D. Gj., 45 vjeç, banues në Tiranë.
Dyshohet se dy të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u kanë vjedhur portofolat qytetarëve të ndryshëm në zona të ndryshme të kryeqytetit, kryesisht në afërsi të stacioneve të autobusëve.
Nga hetimet e kryera dyshohet se ata janë autorë të një rasti vjedhjeje te “Kthesa e Kamzës” më 14 korrik. Në këtë rast i është vjedhur portofoli me 800 euro një qytetareje. Kurse më 15 korrik, në rrugën “Mine Peza”, pranë stacionit të autobusit, dyshohet se i kanë vjedhur portofolin me 15.500 lekë të rinj një qytetari me inicialet B. C. /abcnews.al/