Pas sëpaku 19 grabitjeve në Gjermani, katër shqiptarë dhe kroatë kanë dalur përpara Gjykatës së Düsseldorf-it. Ata akuzohen për gabitjen e orendive me vlerë, gjësendeve luksoze dhe materialeve teknike, shkruan bild.de, përcjell foldrejt.com.
Konkretisht grabitjet i kanë kryer në qytetet Krefeld, Kaarst, Goch, Meerbusch, Mülheim, Rosendahl, Paderborn, Salzkotten, Straelen, Grevenbroich, Viersen dhe Emmerich. Dëmet e tyre llogariten 150 mijë euro.
Në rast se Gjykata i shpall të fajshëm, atëherë ata duhet të kalojnë një kohë të gjatë në burg./Foldrejt.com