Nga një automjet transporti parash janë grabitur plot 4.5 milion franka. Ngjarja ka ndodhur në 1 korrik të vitit të kaluar në Thunstetten BE dhe si pjesëmarrës në vjedhje dyshohet edhe shoferi. Rasti ka mbetur i pazbuluar deri sot dhe gjurmët e parave kanë humbur. Vetëm një person i dyshuar me ngjarjen qëndron në paraburgim në Çeki, kurse eksradimi i tij për në Zvicër akoma nuk po ndodh, shkruan blick.ch, përcjell foldrejt.com.
Pra kjo ngjarje që të kujton rëndom vjedhjet në aeroportin e Rinasit, në veri të Kosovës, janë shpeshtuar edhe në shtetin e Zvicrës. Së fundi, përveç ngjarjes së lartëpërmendur, edhe në 2 dhjetor 2019 në Daillens VD, hajdutët kishin zbrazur tërësisht paratë nga transporteri. Grabitja milionëshe nuk është pasqyruar shumë nga mediat zvicerane, pasi autoritetet po hetojnë dhe nuk duan të japin deklarata.
Në ngjarjen e fundit janë arrestuar tre të dyshuar, të cilëve me leje edhe nga Gjykata Federale, u është zgjatur paraburgimi deri në 20 shkurt 2020.