Në rrugën “B” në Prishtinë, një person i dyshuar, i armatosur dhe i maskuar, ka grabitur një market.
Sipas “ankueses femër kosovare”, i dyshuari nën kërcënimin e armës, ia ka grabitur paratë nga arka.
“Rr.B, Prishtinë 27.01.2022 – 21:57. Ankuesja femër kosovaree ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në një market, një person i maskuar dhe i armatosur nën kërcënimin e armës ka grabitur nga arka e marketit para të gatshme dhe është larguar nga vendi i ngjarjes” – thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Kjo e fundit njofton se rasti po vazhdon të hetohet nga njësitet relevante.”/FolDrejt/