Një person ka raportuar në polici se i është vjedhur çanta e krahut.
Rasti ka ndodhur në kryeqytet, mbrëmë, rreth orës 18:00, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24-orësh, thuhet se ankuesi i ka thënë policisë se një person i maskuar nga prapa e ka goditur në kokë me një mjet të fortë, ku edhe i është grabitur çanta e krahut.
Brenda asaj çante, siç ka raportuar ankuesi, kishte një pistoletë (me leje), një telefon mobil dhe 20 euro para kesh./FolDrejt/